Nga QKUK thonë së i plagosuri në Mitrovicë është në gjendje kritike – ndërsa i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Nga QKUK thonë së i plagosuri në Mitrovicë është në gjendje kritike – ndërsa i dyshuari në arrati

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme një person rreth moshës 40 vjeçare me inicialet P.Z është plagosur rëndë në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore.  

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka treguar se i plagosuri është në gjendje kritike.

Është në gjendje shumë kritike…”, ka thënë shkurt Syla.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë se prokuroria është duke u marr me rastin.

Prokurori ka dal në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbet i plagosur rëndë. Prokurori ka hap rast dhe e ka cilësuar si ‘vrasje e rëndë në tentativ’ ”, ka thënë Preteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat