Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën në Pejë, pasi e njëjta dyshohet se ka tentuar ta godasë fizikisht motrën e saj.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 08:33.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila kishte tentuar ta godasë fizikisht motrën e saj, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.