Lipjan: 49-vjeçarit i futen hajnat e maskuar në shtëpi, e lidhin dhe ia marrin mbi 2 mijë euro

Kronikë e zezë

Lipjan: 49-vjeçarit i futen hajnat e maskuar në shtëpi, e lidhin dhe ia marrin mbi 2 mijë euro

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 13:07
Ilustrim

Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët. Ka plot raste kur viktimat hasin në hajnat që kanë hyrë brenda shtëpive, duke u ballafaquar kështu direkt me rrezikun.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Gracka e Vjetër në Lipjan, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë për të kryer grabitje në një shtëpi.

Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se brenda shtëpisë ndodhej një burrë 49-vjeçar, që u përball direkt me hajnat e maskuar, të cilët arritën të futen brenda.

Bazuar në informacionet e para, dy të dyshuarit e kanë lidhur dhe i kanë kërkuar para, e më pas e kanë gjetur një shumë të të hollave prej mbi 2 mijë euro dhe janë zhdukur.

Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat