Një person ka informuar se djali i axhës së tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Novobërdë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i axhës së tij, viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.