Vdes një i burgosur, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Kronikë e zezë

Vdes një i burgosur, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një i burgosur 78 vjeçar i cili ishte në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka ndërruar jetë sot gjatë ditës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i burgosuri kishte probleme të rënda shëndetësore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946.

I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat