Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.
Policia njofton se i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
“Gjilan 19.09.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht viktimën –nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.