Arrestohet i dyshuari në Gjilan, në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Gjilan, në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 08:47
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.

Policia njofton se i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Gjilan 19.09.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i  njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht viktimën –nënën  e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat