Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë, arrestohen dy persona

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 08:48
Ilustrim

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë.

Policia njofton se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona.

“Suharekë 20.09.2024 – 21:15. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit njërit të dyshuar i është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat