Pas masave të fshehta të hetimit ndaj dy të dyshuarave meshkuj kosovarë, mbrëmë në Pejë është ekzekutuar urdhëri për kontroll.
Aty janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale kokainë, marihuanë, fishekë, relole.
Sipas Policisë, kanë konfiskuar 838.2 gram marihuanë, kokainë 2.3 gram, 20 fishekë cal.7.62 mm, 10 fishekë cal.9 mm, një revole, dy peshore digjitale, një mulli për bluarjen e marihuanës, një veturë me targa vendore dhe 315 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit kujdestar, dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.