Arrestohet gjakovari, ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës së tij

Kronikë e zezë

Arrestohet gjakovari, ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës së tij

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 13:30
Ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar-djali, i kishte shkaktuar dhunë psikike”.

“Viktima ka refuzuar strehimin dhe është kthyer në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat