Identifikohet personi që dyshohet se kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë, ja çka u gjet në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Identifikohet personi që dyshohet se kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë, ja çka u gjet në shtëpinë e tij

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërroi jetë në QKUK.

Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.

“Mitropol” mëson se personit të dyshuar për vrasjen i është bastisur edhe shtëpia pas një pune të pandalur të Policisë ku u gjet edhe një armë e motoçikletë që dyshohet se u përdor për vrasjen.

Poashtu mësohet se personi i dyshuar për vrasjen është V.S.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat