Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërroi jetë në QKUK.
Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.
“Mitropol” mëson se personit të dyshuar për vrasjen i është bastisur edhe shtëpia pas një pune të pandalur të Policisë ku u gjet edhe një armë e motoçikletë që dyshohet se u përdor për vrasjen.
Poashtu mësohet se personi i dyshuar për vrasjen është V.S.