Është arrestuar një person në Ferizaj.
I njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj / 21.09.2024 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.