Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar tre burra, shtetas të Shqipërisë.
Ata u arrestuan gjatë zhvillimit të një ndeshje futbolli në Fushë Kosovë.
Aryesja ishte se kanë penguar personin zyrtar në detyrë.
Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, tha policia.