​Aksion i madh i Policisë në lagjen Pejton në Prishtinë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

​Aksion i madh i Policisë në lagjen Pejton në Prishtinë, arrestohet një person

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 10:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksion i madh i Policisë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen Pejton, ku kanë qenë të përfshirë një numër i madh i policëve.

Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaPress, Policia kërkonte një person të dyshuar i cili është larguar nga vetura e tij dhe ka tentuar t’i ikë policisë këmbë, megjithatë, policia ka arrit ta arrestoj të dyshuarin.

Ende nuk dihet se pse kërkohej i dyshuari.

Megjithatë, KosovaPress do t’iu mbaj të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat