Policia e Kosovës, përgjatë 21 shtatorit ka shqiptuar gjoba trafiku ndaj 2 mijë e 292 kundërvajtësve.
Po në të njëjtën kohë, janë regjistruar dhe 12 aksidente me të lënduar, e 33 të tjerë me dëme materiale.
Sipas policisë, po ashtu u arrestuan dhe 20 persona.
11 të tjerë u dërguan në mbajtje, dhe në vuajtje të dënimit u dërguan 2 persona.