Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët. Kështu ndodhi edhe dje në Pejë, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë.
Viktima që u sulmua nga burri i saj e raportoi rastin në Polici, por aty ndodhi e papritura dhe e njëjta përfundoi në pranga.
Siç merr vesh media, gruaja e dyshuar është kapur me zyrtarët policorë që po e trajtonin rastin e saj dhe ka eskaluar edhe në kërcënime.
Bazuar në informacionet e para, ajo fillimisht e ka kanosur një police, e më pas ka tentuar edhe ta sulmojë, por që kanë intervenuar kolegët e saj dhe e kanë futur situatën nën kontroll.
Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.