Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:04, në Drenas.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.