Një grua është arrestuar të dielën në Pejë pasi dyshohet për “kanosje ndaj personit zyrtar”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se të dielën ka kanosur dy policë.
E dyshuara tashmë është dërguar në mbajtje.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 22.09.2024-14:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.