Arrestohet një grua në Pejë për kanosje ndaj dy policëve

Kronikë e zezë

Arrestohet një grua në Pejë për kanosje ndaj dy policëve

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 09:10
Ilustrim

Një grua është arrestuar të dielën në Pejë pasi dyshohet për “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se të dielën ka kanosur dy policë.

E dyshuara tashmë është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë  22.09.2024-14:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat