57-vjeçarja e denoncon për dhunë djalin e saj, thotë se ndihet e rrezikuar nga ai

Kronikë e zezë

57-vjeçarja e denoncon për dhunë djalin e saj, thotë se ndihet e rrezikuar nga ai

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu dyshohet se ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 57-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ndihet e rrezikuar nga veprimet e djalit të saj.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat