Rrahja brutale te Rruga B, ky është i riu që u kap me armë zjarri

Kronikë e zezë

Rrahja brutale te Rruga B, ky është i riu që u kap me armë zjarri

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Një rrahje brutale dyshohet se ka ndodhur së fundmi në lokalin ‘Balcony’ te Rruga B në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura, një mosmarrëveshje mes palëve ka eskaluar në përleshje. Njëri prej tyre u kap edhe me armë dhe përfundoi në ndalim.

Siç merr vesh media, rasti ka ndodhur më 22 shtator, pak para mesnatës, kur Policia arrestoi personin e dyshuar, i përfshirë si viktimë në rastin e lëndimit të rëndë trupor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u prangos është Dorant Bucolli, emër i njohur për organet e rendit, për shkak të veprave në të cilat është përfshirë në të kaluarën.

27-vjeçari Bucolli është kapur me një armë zjarri, e cila është sekuestruar, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat