Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Prishtinë 23.09.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.