Nxënësit të një shkolle të mesme në Prishtinë i gjendet një thikë

Kronikë e zezë

Nxënësit të një shkolle të mesme në Prishtinë i gjendet një thikë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Është arrestuar një i mitur, nxënës i një shkolle të mesme në Prishtinë, pasi tek i njëjti i është gjetur një thikë.

Policia ka bërë të ditur se kontrolli është kryer nga stafi i shkollës.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, pasi që gjatë kontrollit nga stafi i shkollës i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat