Kryetari i fshatit Greikoc në Suharekë ka raportuar në Polici një rast jo fort të zakontë të vjedhjes që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Vjedhja është planifikuar të vazhdohet edhe në pjesë të tjera, por që Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Siç merr vesh media, persona të panjohura kanë vjedhur bulonat e anësoreve të rrugës që të çon te obelisku me shkronjat ‘UÇK’ në këtë fshat.
Po ashtu, sipas informacioneve të para, hajnat kanë përgatitur terrenin që t’i vjedhin edhe anësoret e asaj rruge.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rastri është iniciuar për t’u hetuar.