Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të poshtme të Podujevës, ndalohet një i mitur

Kronikë e zezë

Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të poshtme të Podujevës, ndalohet një i mitur

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri  armë zjarri  dhe minicion, në fshatin Llapashticë e Poshtme.

Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacionii dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar:

E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat