Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëshit të fundit në Policinë e Kosovës. Njëri rast është në Prishtinë, ndërsa tjetri në Gjakovë.
Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
“Viktima nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson policia.
Kurse në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson policia.