Të shtëna me armë në Klinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Klinë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të një shkolle në Klinë.  Rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit në rrugën “Fehmi Agani”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka theksuar për mediat se i dyshuari fillimisht është larguar, por më pas është arrestuar. 

“Sot rreth orës 09:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë, në afërsi të një shkolle.

Personi i dyshuar fillimisht është larguar dhe pas pak kohe, policia ka arritur që ta arrestojë. Aktualisht i dyshuari po intervistohet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat