U kap me një person para stacionit policor në Pejë, ky është i riu nga Peja që përfundoi në pranga

Kronikë e zezë

U kap me një person para stacionit policor në Pejë, ky është i riu nga Peja që përfundoi në pranga

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Konflikti në të cilin u përfshinë dy persona para stacionit policor në Pejë, ia bëri Policisë më të ‘lehtë’ për ta arrestuar personin e dyshuar. Rasti që ndodhi për motive akoma të panjohura po hetohet tashmë, ndërsa i dyshuari ndodhet në ndalim policor.

Personi që përfundoi në pranga të Policisë, dyshohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Fitim Smajlin, rreth 32-vjeçar.

Ai po dyshohet se ka pasur fillimisht një mosmarrëveshje me viktimën, para stacionit policor, rast ky që dyshohet se eskaloi edhe në kanosje.

Zyrtarët policorë kanë intervenuar menjëherë dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion.

Të njëjtat burime thonë se gjatë kontrollit policor, të dyshuarit i është gjetur një armë zjarri, e cila është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të dy veprave penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat