Mediat sot ka raportuar për një incident që ka ndodhur pranë shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari menjëherë pas gjuajtjes me armë kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.
Ani pse motivi i këtij rasti ende nuk dihet, bëhet e ditur se i dyshuari i cili është arrestuar nga Policia është një i mitur.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Sinjalin se i mituri është ndaluar për 24-orë nën dyshimin për tentim vrasje.
“I dyshuari është i moshës së mitur dhe është ndaluar për 24 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë'”, ka thënë Nikçi.