Aksidenti në Drenas/ Tre të lënduar, tri vetura të përfshira

Kronikë e zezë

Aksidenti në Drenas/ Tre të lënduar, tri vetura të përfshira

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 22:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pak më herët në hyrje të hyrje të Drenasit.

Në pamjet e siguruara vihet re se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, teksa nga aksidenti ishte krijuar kolonë e gjatë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga ky aksident.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor” tha Ahmeti për IndeksOnline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat