Një grua në Gjakovë ka raportuar se burri i saj e ka dëbuar nga shtëpia, derisa pasi janë takuar e ka sulmuar fizikisht atë.
Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e kishte dëbuar nga shtëpia, ndërsa sot pasi janë takuar është sulmuar fizikisht nga i njëjti.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.