Burri në Gjakovë e dëbon gruan nga shtëpia, pasi takohen sërish, e rrah atë

Kronikë e zezë

Burri në Gjakovë e dëbon gruan nga shtëpia, pasi takohen sërish, e rrah atë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një grua në Gjakovë ka raportuar se burri i saj e ka dëbuar nga shtëpia, derisa pasi janë takuar e ka sulmuar fizikisht atë.

Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje,  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e kishte dëbuar nga shtëpia, ndërsa sot pasi janë takuar është sulmuar fizikisht nga i njëjti.

Viktima  ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat