Policia e Kosovës ka theksuar se po e heton rastin e gjuajtjes me armë zjarri pranë një shkolle në Klinë.
Policia ka thënë se një person është arrestuar, pasi kishte shtënë në drejtim të viktimës, por nuk e kishte qëlluar atë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit, e rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar atë.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti në procedurë”, thuhet në njoftimin.