Dy persona janë arrestuar në Podujevë, për shkak se tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: 47 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 80 gramë.
Gjithashtu policia njofton se u janë gjetur tri peshore elektronike, 12 pako të letrave që shërbejnë për mbështjellje të marihuanës, një armë zjarri, një karikator, 24 fishekë dhe një thikë.
Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona, 1049 € para të gatshme dhe një fletore me shënime.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.