Gjendet në Klinë vetura me targa të Zvicrës që po kërkohej nga Interpoli

Kronikë e zezë

Gjendet në Klinë vetura me targa të Zvicrës që po kërkohej nga Interpoli

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Është gjetur në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol, si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar.

“Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat