Vetura godet një këmbësorë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësorë në Prishtinë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00.

Ajo ka shtuar se si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori).

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat