Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00.
Ajo ka shtuar se si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori).
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.