Një person i lënduar në aksidentin mes një veture dhe një kamioni në Leposaviq

Kronikë e zezë

Një person i lënduar në aksidentin mes një veture dhe një kamioni në Leposaviq

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 23:32
Pamje nga aksidenti

Një person ka pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Kajkovë, qytezë e Leposaviqit.

Në aksidentin që ka ndodhur në orët e mbrëmjes është përfshirë një veture tipi Jugo me tabela të Kosovës dhe një kamion me tabela të Serbisë.

Munish Avdiu, rreshter në njësinë e trafikut rajoni veri, ka thënë se i lënduari është drejtuesi i automjetit.

“Aksident trafiku ne Kajkovë qytezën e Leposaviqit ku një veturë Jugo ka dalë nga korsia e rrugës me tabela 02- RKS duke goditur një kamion me tabela te Serbisë. Ngasësi i veturës Jugo është dërguar për tretman mjekësor, ndera ai i kamionit nuk është lënduar”, ka thënë Avdiu.

Sipas informacionëve që posedon televezioni shoferi i veturës është në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat