Një person ka pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Kajkovë, qytezë e Leposaviqit.
Në aksidentin që ka ndodhur në orët e mbrëmjes është përfshirë një veture tipi Jugo me tabela të Kosovës dhe një kamion me tabela të Serbisë.
Munish Avdiu, rreshter në njësinë e trafikut rajoni veri, ka thënë se i lënduari është drejtuesi i automjetit.
“Aksident trafiku ne Kajkovë qytezën e Leposaviqit ku një veturë Jugo ka dalë nga korsia e rrugës me tabela 02- RKS duke goditur një kamion me tabela te Serbisë. Ngasësi i veturës Jugo është dërguar për tretman mjekësor, ndera ai i kamionit nuk është lënduar”, ka thënë Avdiu.
Sipas informacionëve që posedon televezioni shoferi i veturës është në gjendje të rëndë shëndetësore.