Një grua nga Ferizaj ka raportuar se i është zhdukur vajza e saj e mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se e njëjta ka informuar se e njëjta ka dalë nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më.
“PERSON I ZHDUKUR-Rr. 12 Qershori, Ferizaj 23.09.2024 – 10:40.
Ankuesja femër kosovare me datë 26.09.2024 ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.