Arrestohen dy persona që publikuan video duke shtënë me armë, sekuestrohen mbi 60 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona që publikuan video duke shtënë me armë, sekuestrohen mbi 60 mijë euro

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 10:11
Policia

Janë arrestuar dy persona në Gjakovë pasi të njëjtit kishin publikuar një video duke shtënë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se është sekuestruar një armë zjarri automatike, një pistoletë dhe 62 mijë e 300 euro para të gatshme, të cilat janë sekuestruar për shmangie nga tatimi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin publikuar një video duke shtënë me armë zjarri”.

“Është sekuestruar një armë zjarri automatike, një pistoletë dhe 62.300 € para të gatshme, të cilat janë sekuestruar për shmangie nga tatimi. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat