Një aksident mes një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë ka ndodhur në Leposaviq.
Policia ka bërë të ditur se lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë, përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës viktima mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.