Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka sekuestruar pije alkoolike me banderola të Serbisë në vlerë rreth 5000 euro, në dy subjekte afariste në Kllokot të Vitisë .
Mallrat në fjalë dyshohet se janë sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion të rregullt mbi prejardhjen e tyre.
“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara jane kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti. Gjate kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderolla te serbisë që dyshohej se jan sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave.
Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është 5000€”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.