Policia ka dhënë detaje rreth aksionit aksionit antidrogë në Pejë, duke bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.
Në raportin e policisë thuhet se ai kishte të mbjella 2 mijë e 850 bimë të llojit kanabis-sativa.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës Shqipërisë, pasi që kishte mbjella 2850 bimë të llojit kanabis-sativa të cilat janë shkartuar”, ka thënë policia.
Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 2 mijë e 530 euro para të gatshme, gjashtë telefona, 133.95 kilogramë substancë narkotike marihuanë dhe një sasi e madhe e drogës të përpunuar dhe të pa përpunuar, e cila pritet të peshohet në ditë e ardhshme, pasi që kalon peshën e një toni, me vlerë rreth pesë milionë euro.
Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari në lidhje me këtë rast, është dërguar në mbajtje.