Një aksident mes dy veturave të Policisë së Kosovës, është regjistruar ditën e premte në Prizren.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç që janë shkaktuar dëme materiale.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave zyrtare të PK-së, në parkingun e DRP Prizren.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara, të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.