Arrestohen dy persona në Pejë, u gjetën katër qese me substanca narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Pejë, u gjetën katër qese me substanca narkotike

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy person në Pejë, njëri prej tyre shtetasi  Turqisë, pasi gjatë kontrolli të tyre janë gjetur katër qese me substanca narkotike.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar njëri kosovar dhe tjetri turk shtetas i Turqisë, pasi që gjatë kontrolli të tyre janë gjetur katër qese me substanca narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat