Policia ka arrestuar një punëtore në Prishtinë, pasi e njëjta gjatë punës së saj në një kompani private të sigurimit ka fituar kundërligjshëm mijëra euro.
Arrestimi i të dyshuarës është bërë më 28 shator.
“Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.