Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Rasti është raportuar në Polici dhe si rezultat tashmë kanë nisur hetimet.
Rrethanat se si ka vdekur viktima akoma nuk dihen, por që rasti u denoncua nga një familjar i viktimës i cili lajmëroi Policinë.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Shaqirin, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Pasi është njoftuar edhe Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.