Tre persona përfunduan në prangat e Policisë nën dyshimet për gjuajtje me armë në Grabovc të Obiliqit. Të dyshuarit u kapën në flagrancë në një restorant, ndërsa armët ilegale dhe dhjetëra fishekë u konfiskuan.
Incidenti që ndodhi në vikend vuri në lëvizje zyrtarët policorë, me ç’rast u ndërmorën veprimet e nevojshme dhe të dyshuarit u prangosën.
Tre të arrestuarit janë Shpend Mjeku, Drin Mjeku dhe Dardan Mjeku.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 54 copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”
Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.